Prizren, shkatërrohen substanca narkotike që ishin konfiskuar në raste të ndryshme

Prokuroria  Themelore ne Prizren ka njoftuar se janë shkatërruar substanca narkotike që janë konfiskuar në raste të ndryshme.

“Shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, në përbërje të të cilit kanë qenë përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia e Kosovës, në përputhje me procedurat standarde të veprimit.”

Gjatë këtij procesi janë shkatërruar këto sasi të substancave narkotike dhe sendeve të ndërlidhura:

• Marihuanë: 347 kg e 804.79 gram

• Kokainë: 886.89 gram

• Heroinë: 7 kg e 788.7 gram

• Bimë kanabis: 8 copë

• Fara kanabisi: 100 kg + 37.7 gram

• Kërpudha narkotike: 155.7 gram

• Monedha të letrës: 160 euro

• Valixhe (çantë): 3 copë

“Procesi i shkatërrimit është realizuar në një ambient të licencuar, duke respektuar standardet ligjore dhe praktikat e sigurisë. Ky aktivitet është mbështetur nga Home Affairs Programme of the European Union in Kosovo (HAPE), i financuar nga Bashkimi Evropian. Prokuroria e Shtetit mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit dhe në mbrojtjen e sigurisë publike.”