Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka paralajmëruar reshje shiu gjatë mbrëmjes së sotme (17.11.2025), me mundësi të përmbytjeve të menjëhershme.
Nga komuna bëjnë të ditur se bazuar në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), reshtjet e shiut priten të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë e që do të përfshijnë tërë territorin e vendit.
Sipas njoftimit të komunës, niveli i rrezikut është portokalli, sasia e reshjeve mund të kalojë 40 l/m²/24h, mund të ketë probleme në qarkullim, rrezik rrëshqitjesh dheu e balte, si dhe rrezik potencial për jetën e njerëzve dhe kafshëve.










