Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar dëshminë e sotme të gjeneralit Wesley Clark në Hagë.
Ai ka bërë me dije se gjenerali amerikan mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se një pjesë të kësaj historie ai e ka shkruar vet.
“Dje, në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë. Sot, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë në Hagë. Gjenerali Wesley Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë – një pjesë të së cilës e shkroi me lidershipin e tij. Sepse në skenën e madhe të historisë sonë, ai shfaqet gjithmonë i njëjtë: besnik, i vendosur, i drejtë. Një mik që nuk mban uniformë vetëm në fushën e betejës, por edhe në betejën për të vërtetën. Ai nuk ndryshon. Sepse parimet nuk ndryshojnë. Historia e njeh. Ne e nderojmë. Faleminderit, Gjeneral Clark!”, ka shkruar ai.











