Edhe Ancelotti magjepset nga talenti i Chelsea: E ardhmja e Brazilit është e siguruar me të

Brazili ka një “yll” të ri dhe ai është mesfushori i Chelsea, Estevao. Ai ishte protagonist në fitoren 2-0 që Brazili arriti ndaj Senegal në miqësore dy ditë më parë. 18-vjeçari, aktualisht në pronësi të Chelsea dhe i stërvitur në Palmeiras, ishte në qendër të vëmendjes pas një performance të shkëlqyer.

Ai mori përgëzime edhe nga trajneri Carlo Ancelotti. “Është e habitshme për mua që dikush kaq i ri zotëron këtë lloj talenti. Ai është shumë i saktë në përfundimin e tij, shumë i mprehtë. Me të, e ardhmja e Brazilit është e siguruar“, deklaroi hapur trajneri italian në një konferencë për shtyp.

Tre lojtarët në sulm mund të krijojnë lojëra fantastike. Vinicius mund të ndërrojë pozicione me Rodrygo, ata janë mësuar me këtë. Estevao luan më hapur në të djathtë dhe është jashtëzakonisht i talentuar. Ai tregon gjëra që s’janë për moshën e tij”, shtoi më tej Ancelotti.

Më tej, trajneri i Brazilit tha për talentin e ri: “Sigurisht, ai duhet të përmirësohet në disa gjëra, por jo në talentin e tij. Gjëja e rëndësishme është që ai është i lumtur, sepse mund të bëhet edhe më i mirë në të ardhmen. Mendoj se partneriteti Militão-Estêvão ka funksionuar shumë mirë”.

The post Edhe Ancelotti magjepset nga talenti i Chelsea: E ardhmja e Brazilit është e siguruar me të appeared first on Telesport.