Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e vëllait hero – Luanit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar “Gëzuar Luan”
Më 6 maj të vitit 1997, Luan Haradinaj së bashku me të vëllanë, Ramushin, dhe me Fehmi Lladrovcin dhe Xhevë Krasniqin-Lladrovcin, Ilaz Kodrën, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Rafet Ramën, Ramiz Lladrovcin, Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Gani Ramën e të tjerë, ishin nisur në rrugë për të kaluar kufirin afër fshatit Vlahne të Hasit, në drejtim të Kuzhinit – ku Luani kishte rënë i pari në pritë të forcave ushtarake e policore jugosllave.











