“Agjentët e mi po negociojnë me Liverpool për rinovimin e kontratës, por s’ka asnjë marrëveshje”

Ibrahima Konaté duhet të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar francez, kontrata e të cilit me Liverpool skadon më 30 qershor 2026, foli për të ardhmen e tij në një konferencë për shtyp gjatë kohës që ishte me kombëtaren e Francës.

Konate tha se agjentët e tij po vazhdojnë diskutimet me “reds” në lidhje me një marrëveshje të re. “Kam parë dhe lexuar shumë. Me sa duket, Liverpool më ka bërë një ofertë të re, nuk e di nga ka ardhur ky informacion… Agjentët e mi po vazhdojnë të negociojnë me klubin,” specifikoi Konaté.

Mbrojtësi tha se ende nuk ka asnjë marrëveshje, ndërkohë që verën e ardhshme mund të largohet me koston zero nga “Anfield”. “Shpresoj të jem në gjendje të marr një vendim shumë shpejt në mënyrë që ta njoftoj atë,” tha francezi 26-vjeçar, që kërkohet me ngulm nga Real Madrid.

Pa një kontratë të re me Liverpool, Konate do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar nga janari e tutje. Gjatë asaj periudhe, pa rinovim, ai do të jetë i lirë të negociojë me çdo ekip tjetër. Sidomos me klubin e Florentino Perez, i cili do të monitorojë çdo zhvillim në lidhje me kontratën e tij.

The post “Agjentët e mi po negociojnë me Liverpool për rinovimin e kontratës, por s’ka asnjë marrëveshje” appeared first on Telesport.