Yamal ndez tifozët e Barçës përmes mesazhit “social”: Po afrohen netët speciale…

Sot do të merret vendimi nëse Barcelona do të rikthehet të shtunën në “Spotify Camp Nou” kundër Athletic, apo duhet të presë edhe një javë tjetër. Në pritje nuk janë vetëm tifozët, edhe Lamine Yamal mezi pret të luajë sërish në “shtëpi”.

Të dielën në mbrëmje, ai publikoi në rrjetet sociale një video me pamje panoramike të Barcelonës, që në fund fokuson stadiumin e rinovuar, të shoqëruar nga mesazhi “po afrohen netët speciale”, me “emoji” e gishtave të kryqëzuar dhe zemrës.

Lamine mensaje camp nou

Yamal ka kujtime të veçanta nga “Spotify Camp Nou”; aty debutoi, edhe pse vetëm për shtatë minuta. Pas fundit të prillit, ai nuk do të kthehej më në atë fushë, pasi punimet nisën në qershor.

Stadiumi blaugrana ishte dëshmitar i hapave të tij të parë, ndërsa tani pritet të rikthehet aty si një nga lojtarët më të mirë të futbollit spanjoll, por jo vetëm. Më 7 nëntor, talenti i “La Masia” mori pjesë në seancën stërvitore me dyer të hapura, me 21.795 tifozë të lejuar sipas fazës 1A.

 

The post Yamal ndez tifozët e Barçës përmes mesazhit “social”: Po afrohen netët speciale… appeared first on Telesport.