Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me dëshminë që do ta japë Wesley Clark në Hagë.
Ai u shpreh se Clarku do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale, duke thënë se ka qenë njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe i të tjerëve dhe i gjithë UÇK-së.
“Unë besoj që Clarku do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale, njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe i të tjerëve, njeriu më i afërt i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Njeri i cili mori vendime dhe hapa të mëdha ta bombardonte Serbinë në atë kohë dhe nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpallet organizatë kriminale atëherë do të shpallet edhe NATO organizatë kriminale, që NATO-ja bombardoi Serbinë për gjenocidin që e beri në Kosovë”, u shpreh ai./Klankosova.tv











