Pasi konfirmoi lidhjen, tradhtohet nga partneri Ronela Hajati?

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka ngritur dyshime të mëdha ditën e sotme.

Ajo në rrjetet e saj sociale ka publikuar një video duke shikuar një film, shkruan IndeksOnline.

Ajo çfarë ka ngritur dyshimet është shkrimi që ajo ka vendosur.

”Disa shpenzojnë kohë duke u munduar ta bëjnë partnerin e tyre të lumtur çdo moment, disa duke e tradhtuar”, ka shkruar këngëtarja.

Mos e papritura ka ndodhur mes saj dhe partnerit që para disa kohësh konfirmuan idhjen?

Shpresojmë që ky postim të ketë lidhje vetëm me filmin dhe jo me jetën e saj private.