PDK: Në Mitrovicë, vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve

Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth dorëzimit të ankesës në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP për mospërsëritje të votimit në Mitrovicë.

PDK thotë se vendimi i PZAP është i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara në qendrat e votimit në këtë komunë.

Sipas këtij subjekti, provat e paraqitura tregojnë qartë se procesi është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është ndryshuar, transmeton Klankosova.tv.

“Me kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës. Partia Demokratike e Kosovës thekson se do të vazhdojë me vendosmëri rrugën ligjore deri në sqarimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie, duke mbrojtur votën e lirë dhe proceset demokratike në vend”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Kjo parti thotë se vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve të Mitrovicës.

“Në Mitrovicë, vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve.  Në këtë drejtim, PDK nuk do të ndalet!”.