OVL-UÇK publikon letrën e dërguar drejt 285 anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka dorëzuar 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, lidhur me shqetësimet që ata i shprehin për procesin e gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.

Ky veprim u bë gjatë protestës së sotme në Strasburg të Francës, transmeton Klankosova.tv.

“Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg të Francës. Gjatë kësaj proteste, u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale. OVL UÇK vazhdon angazhimin e saj për drejtësi dhe respektim të të drejtave të luftëtarëve të lirisë”, thuhet në postimin e OVL UÇK-së.

Në këtë protestë, e katërta e këtij lloji, morën pjesë rreth 6000 shqiptarë nga anekënd bota.

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti