Lëvizja mbikëqyr gjithçka që hyn në zonat që ajo kontrollon në enklavë dhe madje vendos edhe taksa mbi disa produkte.
Nga kontrolli i çmimit të pulës deri te taksimi i duhanit, Hamasi po përpiqet të zgjerojë kontrollin e tij mbi Gazën ndërsa planet amerikane për të ardhmen e saj po ecin ngadalë, raporton agjencia Reuters.
Pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi në tetor të kaluar, lëvizja islamiste mori shpejt kontrollin e zonave nga të cilat Izraeli ishte tërhequr, duke vrarë dhjetëra palestinezë që akuzonte për bashkëpunim me shtetin hebre, për vjedhje ose krime të tjera.
Fuqitë e huaja kërkojnë dorëzimin e armëve nga grupi dhe largimin e tij nga qeveria, por ende nuk është gjetur një marrëveshje se kush do ta zëvendësojë.
Një duzinë gazanësh thanë se po ndjejnë gjithnjë e më shumë ndikimin e Hamasit.
Autoritetet e kontrolluara nga lëvizja mbikëqyrin gjithçka që hyn në zonat nën ndikimin e tyre, vendosin taksa mbi disa produkte të importuara privatisht, përfshirë karburantin dhe duhanin, dhe vendosin gjoba për tregtarët që praktikojnë çmime të larta, sipas dhjetë gazanëve, përfshirë tre tregtarë me njohuri të drejtpërdrejta mbi situatën.