Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot në Strasburg të Francës, do të zhvillojnë protestën e katërt me radhë, për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që i konsiderojnë padrejtësi që po u bëhen çlirimtarëve në Gjykatën e Hagës.
Ata do të organizojnë këtë protestë para Këshillit të Evropës. Krejt kjo do të ndodhë me fillim nga ora 13:00, njofton Klan Kosova.
Rreth 6 mijë protestues nga gjitha trojet shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Protesta të tjera pritet të mbahen edhe në Maqedoninë e Veriut por jo edhe në Luginë të Preshevës shkak i mundësisë së incidenteve e arrestimeve nga policia serbe.










