Mesditës së së dielës i paraprin një ditë me diell, por edhe me vranësira të herëpashershme.
Të dhënat nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tregojnë se temperaturat do të luhaten nga -1 deri në 17 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.









