Telefonat-udhëtimet-nafta, “Kurti 2” për 9 muaj harxhoi 27.3 milionë euro (VIDEO)

Në detyrë kanë mbetur që nga fillimi i vitit.

Por shpenzimet kanë qenë mbi trefish më të larta se kur kishin mandatin e plotë si qeveri.

Gjatë vitit 2024, kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij shpenzuan 8.8 milionë euro.

Pavarësisht kësaj, në 9 muajt e 2025-ës, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, bashkë me kabinetin e tij ia harxhuan buxhetit të Kosovës rreth 27.3 milionë euro.

Sipas një raporti të Ministrisë së Financave, gjatë kësaj periudhe, taksapaguesve u kushtuan 3.8 milionë euro shpenzime telefonike, 8.6 milionë për udhëtime zyrtare dhe 15 milionë për derivate.

Për një ish-bashkëpartiak, Lëvizja Vetëvendosje një kohë kritikonte partitë e tjera për harxhime të tepërta.

Ndërkaq, një auditor i brendshëm kërkon auditim serioz për shpenzimet e larta publike. /Klankosova.tv

Për detaje, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: