Pilotët e Forcës Ajrore shqiptare dhe të FSK-së me trajnim të përbashkët, Vengu publikon pamjet

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar pamjet e trajnimit të përbashkët që po zhvillohet mes pilotëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcës Ajrore shqiptare.

Vëngu tha se ky trajnim po bëhet për rritje të gatishmërisë operacionale.

“Pilotët e Forca Ajrore dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të angazhuar në trajnimin e përbashkët për rritjen e gatishmërisë operacionale!”, shkroi ai krahas videos.

Ky program është paraparë në kuadër të marrëveshjes bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë.