Edhe presidentja me gjuhën e VV-së: I drejtohet Bashës me letër për RTK-në, kërkon formimin e komisioneve

Për shkak të krizës së pagave që ka përfshirë transmetuesin publik, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka drejtuar letër kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.

Kjo për të adresuar mungesën e komisionit për financa, i cili edhe merr vendimin për aprovimin e mjeteve buxhetore për RTK-në.

Osmani me letrën e saj, ndjek gjuhën e VV-së, duke kërkuar formimin e komisioneve.

Osmani ka kërkuar nga partitë politike që të krijojnë të paktën komisionet e përhershme parlamentare.