Zvicra mbështet normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Raporti mes Kosovës dhe Serbisë si shtete fqinje jo rrallëherë di të jetë temë diskutimi në tavolinat e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
Sekretari Shtetëror për Punë të Jashtme i Zvicrës, Alexandre Fasel, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Soerensen, ku ka theksuar rëndësinë e përparimit të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në një postim në X, Fasel ka nënvizuar se përparimi i mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor.

Ai ka shtuar se Zvicra mbështet përpjekjet e BE-së, dhe ofron platforma për dialog.

’Zvicra mbështet fuqimisht përpjekjet e BE-së, duke ofruar platforma dialogu, ndërtimi besimi dhe zgjidhjeje problemesh, në bashkëpunim me Llogaria zyrtare e Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë’’, ka shkruar Fasel.