SHBA-ja ul tarifat doganore për Zvicrën nga 39% në 15%

Këshilli Federal ka konfirmuar një ulje të tarifave të SHBA-së në 15 përqind.

Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje të re doganore. Këshilli Federal ka konfirmuar se SHBA do të ulë tarifat për produktet zvicerane nga 39% në 15%, duke i barazuar me ato që vlejnë për mallrat e BE-së, transmeton albinfo.ch.

Sipas përfaqësuesit amerikan të tregtisë, Jamieson Greer, Zvicra është zotuar të zhvendosë pjesë të prodhimit të disa sektorëve – përfshirë farmaceutikën, shkrirjen e arit dhe pajisjet hekurudhore – drejt SHBA-së, për të balancuar marrëdhëniet tregtare.

Industria e orëve, teknologjisë mjekësore dhe makinerive pritet të përfitojnë më shumë nga ulja e tarifave, duke humbur një disavantazh të madh konkurrues ndaj BE-së.

Detajet e plota priten të bëhen të ditura në konferencën e Këshillit Federal në orën 16:00.

https://www.srf.ch/news/schweiz/zollstreit-mit-usa-einigung-im-zollstreit-bundesrat-bestaetigt-zoelle-von-15-prozent