Dosja e “21 Janarit”, SPAK thërret Berishën, kreu i PD nuk paraqitet

SPAK thirri për të dëshmuar për “21 janarin” Sali Berishën, por kreu i PD-së nuk u paraqit me argumentin se nuk ka marrë fletëthirrje.

Edhe pse pohoi se është i hapur për t’ju përgjigjur drejtësisë, Berisha tha se nuk ishte ndjekur procedura siç duhet të veprohet në këtë rast, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, Berisha shprehet se për këtë çështje duhet të ketë një hetim më të gjerë, por sipas tij, bllokohet nga Rama. Më herët, ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë urdhër në protestën ku mbeten të vrarë 4 protestues dhe se garda zbatoi ligjin.

Ndërkohë, gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami mëson se fletëthirrja e SPAK e mbërritur në Kuvend për Berishën nuk është tërhequr nga Grupi i PD.

SPAK është informuar nga Kuvendi se shkresa nuk është tërhequr.