Një kosovar 41-vjeçar ka vdekur në New York, bëhet fjalë për Burim Havollin, i cili ishte mbikëqyrës i një ndërtese, e cila u bë cak i hajnave. Vdekja e tij, sot u raportua si një vrasje pas sulmit që Havolli e mori nga hajnat. Por, Fitim Havolli vëllai i Burimit për RTV21 ka konfirmuar se ai nuk është vrarë, sipas tij, dyshohet se Burimi ka pësuar arrest kardiak.
Fitimi ka treguar se i vëllai ka ndërruar jetë në banesën e tij, pas një parandalimit të një vjedhje në ndërtesën ku ai ishte mbikëqyrës.
Tutje Fitimi ka treguar se Burimi pas incidentit me hajnat ishte marrë në pyetje nga Policia, ”Më pas kthehet në banesën e tij, ku ai nuk e ka ndjerë vetën mirë me shëndet për çka kishte njoftuar familjarët, dhe pak minuta më vonë ai ndërroi jetë”.
Fitimi tregon se janë në pritje të përgjigjes së mjekësisë ligjore për vërtetuar saktësisht shkaqet e vdekjes së Burimit.
Përmes RTV21, Fitimi bën thirrje që mediat mos të raportojnë se ”Burimi është vrarë”.











