Apeli lë në burg Ilir Metën

Apeli i Posaçëm rrëzoi sot ankimimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, kundër vendimit të Shkallës së Parë, që nuk shfuqizoi masën “arrest në burg” ndaj tij.

Para se të linte ne fuqi masën “arrest në burg” për Metën gjyqtarja Saida Dollani ka theksuar se gjyqtari tjetër i Apelit, Florian Kalaja, kishte rrëzuar kërkesën e avokatit për përjashtimin e saj dhe kishte gjobitur avokati me 10 mijë lekë për kërkim abuziv, shkruan A2 CNN.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin I.M.” dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar u shpall në Tiranë, me datë 14.11.2025″.