Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hazma, dje ka bërë publike kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së. Pas njoftimit zyrtar, shumica e figurave kryesore të kësaj partie kanë dalë në përkrahje të kandidaturës së Hamzës. Ende nuk duhet nëse do të ketë kandidaturë tjetër në Konventën Zgjedhore të PDK-së, ndërsa deputeti Enver Hoxhaj ka kërkuar shtyrjen e konventës për një javë.
Zyrtarizmi i kandidaturës së Bedri Hamzës për kryetar të PDK-së ka nxitur reagimin e figurave kryesore të kësaj partie.
Ndër të paret që ka reaguar është Vlora Çitalku, Sekretare e Përgjithshme e PDK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shpërndarë postimin e Hamzës, duke thënë se me Hamzën PDK-ja do të hap një kapitull të ri.
“PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka shkruat Çitaku.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka mirëpritur kandidaturën e Hamzës.
Ai ka bërë me dije se ky është një hap rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend.
“Bedri Hamza sot zyrtarizoi kandidaturën për Kryetar të PDK-së. Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend. Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në “Facebook”.
Tahiri për Hamzën: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend
Pas dorëheqjes nga posti i kryetarit, edhe Memli Krasniqi ka thënë se nuk e fsheh preferencën e tij për Bedri Hamzën.
Në konferencën për media, Krasniqi ka thënë se kryetari i PDK-së duhet të jetë edhe kandidat për kryeministër.
“Unë jam i bindur që kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza. Sepse po ashtu jam i bindur se është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot. Dhe natyrisht që nëse miku im Bedri Hamza kandidon për të qenë kryetar i PDK-së, ai e ka mbështetjen time të plotë. Sepse besoj në lidershipin e tij, dhe besoj se është figura e cila mund t`i prij PDK-së në fazën e ardhshme”, ka thënë ai, duke shtuar se gara për të parin e partisë tash është e hapur.
“Gara është e hapur, kushdo që i plotëson kriteret satutare ka të drejtë me garu, ka pasur gjithmonë. Dy herat që kam garuar unë nuk kam pasur kundërkandidat, nuk mund të them se a do të ketë tash. Nuk mund të them për askënd që do të garojë, por preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehu, përkundrazi, me kënaqësi e bej publike”, ka thënë Krasniqi.
Çitaku për kandidaturën e Hamzës: Së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve
Ndonese nuk dihet se sa kandidatura do të jenë, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar sot që të shtyhet konventa për zgjedhjen e kryetarit.
Ai ka bërë me dije se një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtjesore në një kohë kaq të shkurtër.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se ka kërkua nga kryesia e partisë që konventa të shtyhet të paktën për të dielën e ardhshme.
Djali i Thaçit për Hamzën: Lider me përvojë, vizion dhe integritet
“Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e partisë duhet të shtyhet, sepse një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtësore në një kohë kaq të shkurtër. Kërkoj nga Kryesia e PDK-së shtyrjen e Konventës për të paktën deri të dielën e ardhshshme, sepse kështu do u jepej mundësia anëtarësisë dhe delegatëve të njihen me kandidaturat dhe platformat për zhvillimin e partisë dhe për çështje serioze që prekin vendin. Kjo do ta rriste cilësinë e kandidaturave dhe konkurrencën ndërmjet platformave, pasi zhvillimet e fundit kanë qenë të befasishme”, ka shkruar ai, duke mos treguar nëse do të kandidtojë për kryetar të PDK-së.











