Gjendet e vdekur një 40-vjeçare në ujërat e lumit Shkumbin

Një grua rreth 40-vjeçare është gjetur pa shenja jeta mbrëmjen e së enjtes në ujërat e lumit Shkumbin, pranë zonës së Krastës.

Siç raporton NOA, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat policore dhe zjarrfikësit.

Për shkak të errësirës, organet e rendit nuk kanë mundur të ndërhyjnë menjëherë, ndërsa operacioni për nxjerrjen e trupit u realizua nga shtatë zjarrfikës dhe 10 policë.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, trupi është transportuar në morgun e Elbasanit, derisa thuhet se deri më tani asnjë familjar nuk është paraqitur për ta identifikuar.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.