Kompania sllovene CETIS, e cila ka prodhuar fletëvotimet që po kontestohen për disa parregullsi në Mitrovicën e Jugut, është një aktor i njohur në tregun e Kosovës që nga vitet e kaluara. Ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021, kur shërbimet e saj u siguruan përmes një tenderi të hapur, në zgjedhjet e 8 shkurtit 2025 dhe zgjedhjet lokale të fundit, CETIS fitoi kontrata përmes procedurash të negociuara direkt, pa garë, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas hetimeve të Demokracia.com, CETIS ka lidhje të hershme me Martin Berishaj, ambasadorin e Kosovës në Kroaci. Kjo rrjetëzim ndërkombëtar i biznesit dhe influencës shtrihet nga Sllovenia në Kroaci dhe Shqipëri, duke përfshirë aktivitete në dokumente të sigurta, energjetikë dhe lojëra fati. Njëri nga drejtuesit kryesorë të CETIS, Radenko Mijatović, i cili është edhe Kryetar i Federatës së Futbollit të Sllovenisë, nënshkroi në mars 2025 një partneritet strategjik me kompaninë energjetike GEN-I, e cila është përmendur shpesh në raportimet mediatike lidhur me Berishajn.
Njëri nga drejtuesit kryesorë të CETIS, Radenko Mijatović, mban edhe pozitën e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Sllovenisë (NZS). Në mars 2025, Mijatović nënshkroi një marrëveshje partneriteti me kompaninë energjetike GEN-I, e cila u bë sponsor i përfaqësueses kombëtare të Sllovenisë deri në korrik të atij viti.
Ndërsa CETIS po fitonte tendera në Kosovë, një nga drejtuesit kryesorë të saj, Radenko Mijatović, ishte ngjitur në majat e sportit slloven. Ai mban njëkohësisht pozitën e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Sllovenisë, ndërsa në mars 2025 nënshkroi një partneritet strategjik me kompaninë energjetike GEN-I d.o.o., e njohur për lidhjet e saj në rajon dhe përmendur shpesh në raportimet që lidhen me Martin Berishajn.
Sipas komunikatës zyrtare të Federatës sllovene, GEN-I u bë “partner energjetik i përfaqësueses kombëtare deri në korrik të vitit 2025”. Pra, Radenko Mijatović është aktualisht Presidenti i Nogometna zveza Slovenije (NZS) (Federata e Futbollit e Sllovenisë) që nga dhjetori 2016. www.nzs.si+2UEFA.com+2
Ai gjithashtu shfaqet si një ndër drejtuesit e kompanisë CETIS d.d. (si anëtar i bordit/drejtues ekzekutiv) në të dhënat publike të kompanisë. Cetis+2Cetis+2
Sipas një artikulli, thuhet se Mijatović në mars 2025 ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi midis NZS dhe GEN-I, ku GEN-I është bërë partner i federatës kombëtare të futbollit t Sllovenisë
https://www.nzs.si/novica/NZS_in_GEN_energija_sklenila_stratesko_partnerstvo?id=60702&id_objekta=1.
Me kompaninë GEN akuzohej se kishte lidhje edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Raportimet mediatike theksonin veçanërisht disa transaksione nga degët serbe të GEN-it në kompanitë e Berishajt.
Pos përmendjes së aferës më GEN, emri i Berishajt ishte përmendur edhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kur Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte thënë se ka nisur hetim për dyshimet e ngritura nga raportimet se Berishaj ishte përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të votave me postë të mërgimtarëve.
Më 17 janar 2007, në Tiranë, u themelua kompania “Nacional Sh.A.”, me kapital fillestar 2 milionë lekë dhe aktivitet në organizimin e lojërave të fatit, llotarive televizive, dhe pasurive të paluajtshme.
Në dokumentet themeluese, të siguruara nga QKB, figurojnë si themelues:
CETIS D.D. – kompani sllovene e specializuar në shtypin e dokumenteve zyrtare (përfshirë fletvotime, pasaporta dhe karta identiteti), STIL sh.p.k. (kompani shqiptare), NIRVANA d.o.o. dhe LUCRUM d.o.o. (të dyja nga Kroacia), si dhe Martin Berishaj, i cili kishte 10% të aksioneve dhe ishte pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë.
Në bordin themelues, përkrah Berishajt, figuron edhe Simona Potocnik, përfaqësuese e CETIS, e cila kishte rol drejtues që nga regjistrimi fillestar i shoqërisë.
Sipas të dhënave të QKB-së, në shkurt të vitit 2009, CETIS D.D. largohet nga pronësia e kompanisë “Nacional”, duke ia transferuar aksionet Shefqet Bucaliu, i cili bëhet aksionari më i madh me 46.6%.
Megjithatë, Martin Berishaj vazhdon të mbetet në kompani si aksionar me 10% dhe anëtar bordi deri në vitin 2013, duke marrë pjesë në vendimmarrjet dhe zmadhimet e kapitalit (DOKUMENT)
Në këtë periudhë, në strukturën e kompanisë futen edhe dy aksionarë të rinj shqiptarë – Alban Dabulla dhe Perparim Zagani, të cilët blejnë aksionet e kompanive të tjera themeluese. Kështu, “Nacional Sh.A.” kalon nga një kompani me kapital të përbashkët slloveno-kroat në një strukturë pronësie kryesisht shqiptare, por me origjinë të dokumentuar ndërkombëtare.
Në vitin 2017, kapitali i kompanisë rritet nga 2 milionë lekë në 60 milionë lekë, ndërsa pjesëmarrjet rishpërndahen si vijon: Shefqet Bucaliu – 40%, Alban Dabulla – 40%, Martin Berishaj – 10%, Perparim Zagani – 10%.
Objekti i aktivitetit zgjerohet për të përfshirë lojërat e fatit “Bingo Televizive” dhe veprimtari tregtare të pasurive të paluajtshme. Raportet financiare të dorëzuara në QKB tregojnë për qarkullim shumëvjeçar në miliona euro, ndërsa kompania shfaqet si një prej operatorëve më të mëdhenj në këtë fushë në Shqipëri.
Sipas Regjistrit të Pronarit Përfitues, përditësuar më mars 2022, Martin Berishaj dhe Perparim Zagani nuk figurojnë më si pronarë në “Nacional Sh.A.”. (DOKUMENT)
Pronësia aktuale është e përqendruar tek: Shefqet Bucaliu – 40% e aksioneve, Alban Dabulla – 40% e aksioneve (DOKUMENT)
Megjithatë, emri i Berishajt mbetet në dokumentet historike të kompanisë për më shumë se një dekadë, që nga themelimi e deri në rritjen e kapitalit në vitin 2017 – periudhë kur CETIS ka qenë gjithashtu e lidhur me tenderë publikë në Kosovë.
Sipas regjistrimeve më të fundit në QKB, “Nacional Sh.A.” vazhdon të jetë kompani aktive, me seli në Tiranë, por ndaj saj janë vendosur masa sigurie tatimore dhe sekuestro konservative nga Drejtoria e Tatimeve dhe përmbarues privatë, për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj shtetit në periudhën 2020–2025.
Për të shtypur fletëvotimet, broshurat e kandidatëve dhe listat e votuesve për zgjedhjet lokale 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë kishte paraparë të shpenzonte 492 mijë euro.
Për ta kryer këtë shërbim, kompania sllovene CETIS, në bashkëpunim me kompaninë kosovare CETKOS, u përzgjodh me kontratë në vlerë prej 489 mijë e 362 eurosh e 40 centë. Megjithëse në këtë shpallje të tenderit kishte aplikuar edhe një kompani tjetër duke ofruar çmim më të ulët, prej 397 mijë e 566 eurosh e 19 centë, ajo u eliminua me arsyetimin se certifikata Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) nuk ishte në rregull dhe nuk përmbushte listën e projekteve të natyrës së njëjtë.
Sipas të dhënave të prokurimit, në dosjen e tenderit thuhej se kriteri për dhënien e kontratës për CETIS-in ishte çmimi më i ulët që ofrohet nga operatori ekonomik.
Kompania e njëjtë sllovene kishte shtypur fletëvotimet edhe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Por, si e fitoi atë kontratë?
Së pari, KQZ-ja kishte anuluar tenderin duke eliminuar të pesë operatorët ekonomikë që kishin aplikuar, pasi nuk kishin përmbushur kriteret e kërkuara – në mesin e tyre edhe kompania sllovene CETIS.
Në arsyetimin për anulimin e kësaj kompanie thuhej se asaj i mungonin disa dokumente dhe nuk ishin përmbushur kërkesat e sigurisë së tenderit. Po ashtu thuhej se ajo kishte ofertuar me çmim dyfish më të lartë sesa që KQZ-ja planifikonte të shpenzonte për shtypje të fletëvotimeve.
CETIS kishte ofertuar me çmim prej mbi 776 mijë eurosh, derisa KQZ-ja planifikonte ta përmbyllte këtë shërbim me 290 mijë euro.
Pas rreth 20 ditësh nga anulimi i tenderit, KQZ-ja vendosi ta shpërblejë me kontratë pikërisht grupin e operatorëve CETIS dhe CETKOS, me procedurë të negociuar. Vlera e kontratës ishte mbi 279 mijë euro. /Demokracia.com/










