Aktakuza e ngritur ndaj Rozeta Hajdarit me skandalin për rezervat shtetërore ka dhënë një pasqyre më të detajuar të rastit, në tekst, ku përmenden edhe se si pagesa në avanc 100% për malin që nuk erdhi kurrë, u bë në kundërshtim me Ligjin për Buxhetin 2022.
Gazetari Lirim Mehmetaj shkroi se kjo është mjaftueshëm arsye penale për të pasur aktakuzë edhe ndaj Hekuran Muratit, asokohe Ministër i Financave.
Postimi i plotë:
Duhet aktakuzë edhe për Hekuran Muratin…
Përveç Rozeta Hajdarit, Prokuroria normalisht do të duhej të ngreh aktakuzë edhe për Hekuran Muratin, i cili në kundërshtim flagrant me Ligjin për Buxhetin ka bërë pagesën 100% në avancë, për kompani fiktive e të dyshimta.
Siç po tregon aktakuza për Hajdarin, sa i përket sasisë së grurit, përkundër se pagesa është bërë e plotë paraprakisht, në Kosovë kanë ardhur plotë 58.98 ton më pak.
Kurse sa i përket vajit e sheqerit, përkundër se pagesa është kryer prapë në avancë 100%, në Kosovë kurrë nuk ka ardhur asnjë litër vaj e as një gram sheqer.
Mos harroni asnjëherë, përkundër se Albin Kurti i ka ditur këto fakte, ai pati dalë me video dhe i pati dhënë mbështetje të plotë Rozeta Hajdarit.










