Mungesa e ilaçeve në spitale, Zemaj fajëson Kurtin e Vitinë: Nga kjo qeveri, hajni pas hajnie..

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar për gjendjen e ilaçeve dhe materialeve në spitale.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti ua lë fajin kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tij, çdo ditë që nga fillimi i kësaj qeverie kanë rrjedhur skandal pas skandali, hajni pas hajnie.

“Një kompani farmaceutike e ka kapur sistemin shëndetësor në vend, nga Albin Kurti e deri te Arben Vitia.

Prandaj, çdo ditë që nga fillimi i kësaj qeverie kanë rrjedhur skandal pas skandali, hajni pas hajnie. Mungesa e ilaçeve dhe e materialeve të tjera ka emër e mbiemër.

Kjo qeveri në ikje veç një detyrë e ka kryer siç duhet, por atë, në kurriz të pacientit dhe qytetarit të varfër”, ka shkruar Zemaj.