Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cilësoi miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe shkon përtej interesave reciproke. Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të qeverive, Meloni u shpreh se këtë marrëdhënie shumë të fortë mes dy kombeve e tregoi edhe fakti që të 20 ministrat shqiptarë, në mbledhjen e përbashkët i mbajtën fjalimet në gjuhën italiane pa pasur nevojë për përkthyes. “Jam shumë e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim Edi Rama dhe ministrat e tij të shumtë në numër. Mund të quhet historike se është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtoj lloji, por edhe për cilësinë dhe sasinë e marrëveshjeve dyaplëshe. Ne e dimë që marrëdhëniet me Shqipërinë i kanë rrënjët shumë thellë, kanë qenë gjithmonë marrëdhënie që shkojë përtej, kemi qenë të gjithë paska të mallëngjyer nga asambleja ku të 20 ministrat e morën fjalën në italisht dhe pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme për ta fuqizuar më tej. Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompani italiane në Shqipëri”, tha Meloni./EuronewsAlbania/

Në konferencë për media, nga LDK kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë ftesë të re nga Glauk Konjufca, ndërsa u theksua se nuk kanë votë për asnjë lloj qeverie.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi në konferencë për media tha çështja e mandatarit të ri është veç taktikë për blerje të kohës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai shtoi se po presin që kjo kohë të konsumohet dhe të shkohet në zgjedhje.

“Asnjë ftesë të re, në asnjë rrethanë nuk ka votë për asnjë lloj qeverie e cila tash është veç një taktikë e re për të blerë kohë, dhe asnjëherë serioze për me kriju shumicë. Siç e kemi thënë në fillim, nuk ka shumicë, dhe derisa nuk ka shumicë politike dhe s’ka marrëveshje politike, LDK nuk jep votë. Presim sa më shpejt të konsumohet edhe kjo blerje e kohës nga VV-ja dhe të kemi edhe datën e zgjedhjeve dhe ta masim veten secili”, tha Rukiqi në konferencën për media.

Në konferencë i pranishëm ishte edhe deputeti Alban Zogaj, i cili tha se s’kanë informata nëse dikush prej anëtarëve është kontaktuar nga VV-ja.

“S’kemi ndonjë informacionm që është kontaktuar ndonjë prej anëtarëve. S’ka pasur qasje institucionale e as individuale”, tha Zogaj.

Osmani më 4 nëntor e ka mandatuar Konjufcën për formimin e qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit. Presidentja kishte thënë se VV dhe Konjufca kanë besim të plotë se mund t’i arrijnë 61 vota, të mjaftueshme për formimin e qeverisë.

Nga partitë tjera nuk ka pasur ndonjë propozim për mandatarin.