Ish-këshilltari i Wesley Clark përfundon dëshminë në Hagë

Ish-këshilltari i Wesley Clark, Michael Durkee, ka përfunduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë. Ai u paraqit për herë të parë të mërkurën dhe u rikthye të enjten për të folur rreth periudhës pasluftës në Kosovë.

Durkee, i cili ishte këshilltar politik i Clarkut, deklaroi se gjatë takimit të zhvilluar në mars ose prill të vitit 1999 në Mons të Belgjikës me ish-presidentin Hashim Thaçi, ata nuk kishin informacion të qartë mbi kapacitetet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai shtoi se UÇK-ja nuk kishte një strukturë solide të komandës, ku dikush në Prishtinë të mund të jepte urdhra që më pas do të çonin në veprime specifike në terren. “Shumë shqiptarë që u kthyen në shtëpitë e tyre pas luftës ndiheshin të tradhtuar nga persona që kishin rritur bashkë me ta,” theksoi Durkee.

I pyetur nga prokurorja nëse kishte lexuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit – Durkee përgjigj shkurt: “Jo, nuk e kam lexuar” dhe shtoi se nuk e dinte për çfarë krimesh akuzohen ata.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Hagës kanë njoftuar se Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, do të fillojë dëshminë e tij më 17 nëntor në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cilësoi miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe shkon përtej interesave reciproke. Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të qeverive, Meloni u shpreh se këtë marrëdhënie shumë të fortë mes dy kombeve e tregoi edhe fakti që të 20 ministrat shqiptarë, në mbledhjen e përbashkët i mbajtën fjalimet në gjuhën italiane pa pasur nevojë për përkthyes. “Jam shumë e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim Edi Rama dhe ministrat e tij të shumtë në numër. Mund të quhet historike se është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtoj lloji, por edhe për cilësinë dhe sasinë e marrëveshjeve dyaplëshe. Ne e dimë që marrëdhëniet me Shqipërinë i kanë rrënjët shumë thellë, kanë qenë gjithmonë marrëdhënie që shkojë përtej, kemi qenë të gjithë paska të mallëngjyer nga asambleja ku të 20 ministrat e morën fjalën në italisht dhe pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme për ta fuqizuar më tej. Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompani italiane në Shqipëri”, tha Meloni./EuronewsAlbania/