Brahimaj i AAK-së: Në asnjë rrethanë nuk kemi votë për Konjufcën

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka përjashtuar çdo skenar që deputetët e AAK-së do ta votonin Glauk Konjufcën për kryeministër.

Në një përgjigje për RTV21 deputeti Brahimaj tha se prozimi i Glauk Konjufcë për mandatar është skenar i Albin Kurtit për të zvarritur krijimin e institucioneve .

‘’Propozimi i Glauk Konjufcës për mandarat është mashtrimi i radhës i Albin Kurtit për blerje kohe. Në asnjë rrethan Glauk Konjufca nuk është i interesuar që të marrë as 57 vota e lëre më 61 vota. Kështu që Kurti nuk është person që e duron që një kolegë të marrë vota më shumë se ai. Kështu që kjo është vetëm për blerje kohe dhe mashtrim për të vazhduar me zhvatjen e institucioneve pa llogaridhënie dhe pa një Parlament.  AAK-ja në asnjë rrethan nuk ka votë për Konjufcën dhe ashtu siç janë deklaurar edhe partitë tjera nuk kanë gatishmëri për të votuar Gonjufcën. Të gjithë janë deklaruar pas takimit me presidentes se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet”, tha Brahimaj.

 

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cilësoi miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe shkon përtej interesave reciproke. Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të qeverive, Meloni u shpreh se këtë marrëdhënie shumë të fortë mes dy kombeve e tregoi edhe fakti që të 20 ministrat shqiptarë, në mbledhjen e përbashkët i mbajtën fjalimet në gjuhën italiane pa pasur nevojë për përkthyes. “Jam shumë e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim Edi Rama dhe ministrat e tij të shumtë në numër. Mund të quhet historike se është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtoj lloji, por edhe për cilësinë dhe sasinë e marrëveshjeve dyaplëshe. Ne e dimë që marrëdhëniet me Shqipërinë i kanë rrënjët shumë thellë, kanë qenë gjithmonë marrëdhënie që shkojë përtej, kemi qenë të gjithë paska të mallëngjyer nga asambleja ku të 20 ministrat e morën fjalën në italisht dhe pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme për ta fuqizuar më tej. Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompani italiane në Shqipëri”, tha Meloni./EuronewsAlbania/