KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës, pastaj do të numërohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar procesi i vlerësimit dhe verifikimit të votave të diasporës.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Front Online se procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen 13 mijë pako dhe pastaj të njëjtat do të numërohen.

“Gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e më shumë se 13,000 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave. Para numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë vendit, të enjten në mesditë ka filluar procesi i vlerësimit dhe verifikimit i tyre, që ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar nga shtetasit e Kosovës që janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës. Pra, procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen 13,000 pako dhe në fund do të kemi më shumë detaje”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka bërë me dihje se numri i të regjistruarve për të votuar për balotazh ishte gati 30 mijë.

“KQZ i referohet këtyre pakove si “pako të supozuara me fletëvotime” sepse në këtë fazë nuk mund ta dijmë me saktësi nëse brenda tyre ka fletëvotime dhe nëse të njëjtat janë dorëzuar nga votuesit e regjistruar. Gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025) numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave ishte: 29,725 votues”, ka thënë Elezi.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cilësoi miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe shkon përtej interesave reciproke. Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të qeverive, Meloni u shpreh se këtë marrëdhënie shumë të fortë mes dy kombeve e tregoi edhe fakti që të 20 ministrat shqiptarë, në mbledhjen e përbashkët i mbajtën fjalimet në gjuhën italiane pa pasur nevojë për përkthyes. “Jam shumë e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim Edi Rama dhe ministrat e tij të shumtë në numër. Mund të quhet historike se është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtoj lloji, por edhe për cilësinë dhe sasinë e marrëveshjeve dyaplëshe. Ne e dimë që marrëdhëniet me Shqipërinë i kanë rrënjët shumë thellë, kanë qenë gjithmonë marrëdhënie që shkojë përtej, kemi qenë të gjithë paska të mallëngjyer nga asambleja ku të 20 ministrat e morën fjalën në italisht dhe pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme për ta fuqizuar më tej. Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompani italiane në Shqipëri”, tha Meloni./EuronewsAlbania/