Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës të hënën duke filluar nga ora 11:00 deri në 12:00 do të mbajnë grevë shkaku i mosmarrjes së pagave.
Kjo u bë e ditur në protestën e sotme të sindikatës së punëtorëve të RTK`së.
Kjo është protesta e dytë që po mbahet pasiqë punëtorët e transmetuesit publik nuk i kanë marrë pagat shkaku i mosmiratimit të buxhetit.










