Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar se furnizimi me materialin e nevojshëm për shërbimet e dializës nuk është stabil.
Ky reagim vjen pas shumë kritikave, të cilat vënë në pah se ka mungësë të materialit në shërbimet e dializës.
SHSKUK ka thënë se ka material të mjaftushëm dhe se po punojnë që furnizimi të stabilizohet plotësisht.
Postimi:
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, sqaron se Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.
Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve.
ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht./Periskopi/










