UÇK, proces i montuar/ Sot në ora 21:00 në Top Channel, trajtohen “problematikat e konstatuara që vënë në pikëpyetje drejtësinë”

Procesi penal në Hagë ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po shkon drejt fundit.

Të premten e 14 nëntorit pritet përmbyllja e dorëzimit të provave dhe dëshmive të palës mbrojtëse.

Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story ka kryer një hulumtim të thelluar mbi procesin në tërësi dhe problematikat e konstatuara që vënë në pikëpyetje drejtësinë.

Gjykimi dhe dëshmitë zbulojnë se si gjykata ka pranuar dokumente të Ministrisë së Brendshme Serbe dhe ish-zyrtarëve serbë të dyshuar për masakrat ndaj shqiptarëve.

Përpos pranimit të provave të dyshuara të fabrikuara nga xhelatët, në disa raste zbulohet se si dëshmitarët janë manipuluar me pagesë apo janë deformuar qëllimisht dokumente të organizmave ndërkombëtare.

Problemet e konstatuara ngrenë pikpyetje të mëdha nëse ky proces po montohet për interesat e Beogradit duke bërë pis luftën çlirimtare të UÇK…

Sot, ora 21:00, në Top Channel.