Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka marrë një letër nga homologu i tij amerikan, Donald Trump, ku i kërkohet zyrtarisht që të “falë plotësisht” kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu.
Netanyahu ka qenë në gjyq për pesë vitet e fundit me akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në lidhje me tre raste të ndara. Ai ka mohuar çdo shkelje.
Në letër, Trump shkruan se ai “absolutisht” respekton pavarësinë e sistemit të drejtësisë së Izraelit, por se beson që Netanyahu po përballet me “një ndjekje penale politike dhe të pajustifikuar”.
Zyra e Herzog tha se ai e konsideronte Trumpin “me respektin më të lartë”, por se kushdo që kërkon falje duhej të paraqiste një kërkesë zyrtare.
Nuk pati asnjë deklaratë të menjëhershme nga Netanyahu, por ai më parë e ka falënderuar Trumpin për thirrjet e ngjashme që ka bërë në fjalime dhe në mediat sociale.
Në vitin 2020, Netanyahu u bë kryeministri i parë izraelit në detyrë që u gjykua.
Në rastin e parë, prokurorët kanë pretenduar se ai ka marrë dhurata – kryesisht puro dhe shishe shampanje – nga biznesmenë të fuqishëm në këmbim të favoreve.
Ai akuzohet në rastin e dytë se ka ofruar ndihmë për përmirësimin e qarkullimit të një gazete izraelite në këmbim të mbulimit pozitiv.
Dhe në të tretin, prokurorët kanë pretenduar se ai ka promovuar vendime në favor të aksionarit kontrollues të një kompanie telekomunikacioni izraelite në këmbim të mbulimit pozitiv nga një faqe interneti lajmesh.
Trump i kërkon presidentit të Izraelit të falë Benjamin NetanyahunNetanyahu është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe e ka quajtur gjyqin si një “gjueti shtrigash” nga kundërshtarët politikë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.










