Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, lidhur me çështjen e fletëvotimeve të dyshimta në procesin zgjedhor të 9 nëntorit në Mitrovicë.
Gjatë mbledhjes, u diskutua që parregullsi me fletëvotime ka pasur edhe në komunën e Gjakovës, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, çështja e fletëvotimeve të dyshimta në procesin zgjedhor të 9 nëntorit në Mitrovicë ka bërë që organizata INPO të kërkojë auditim të kontratës mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kompanisë për shtypjen e fletëvotimeve CETIS d.d. në Slloven.









