Ditën e sotme, u njoftua se një ushtar kosovar i FSK’së, që ka qenë duke ndihmuar në trajnimin e personelit nga ushtria ukrainase akuzohet për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje.
Ushtari në fjalë, siç raporton BBCështë Bali Hoxha, 28 vjeç, i cili është lënë në paraburgim në Gjykatën e Kurorës në Norwich deri në gjyqin e tij më 7 prill, i cili pritet të zgjasë pesë ditë.
Për këtë raportim, Gazeta Express, ka dërguar pyetje në FSK.
Nga këta të fundit, është bërë e ditur se FSK ‘’ka marr masat bazuar në aktet ligjore në fuqi’’.
Po ashtu, është bërë e ditur edhe se ushtari ‘‘është suspenduar dhe jemi duke pritur procesin në lidhje me rastin’’.










