Kolshi: Konjufca të deklarohet nëse i ka numrat, mos të humbë kohë

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi, tha se mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca,  nuk është duke bërë përpjekje për të arritur koalicion pë sigurimin e numrave të nevojshëm për formimin e Qeverisë. Sipas tij, më mirë është që zoti Konjufca të tregojë që nuk i ka numrat  në mënyrë që vendi të mos humbë kohë.

‘’LVV-ja me vet faktin se nuk i ka numra, patjetër që duhet të formojë një koalicion për të siguruar numrat për mandatarin e dytë. Mirëpo, tashmë jemi shumë vonë për formimin e Qeverisë. Nuk duhet që të presim deri në fund të afatit. Zoti Konjufca duhet që të deklarohet nëse nuk i ka numrat e nevojshëm dhe të procedohet me tutje që të mos humbasim kohë më tutje sepse çdo vonesë po shkakton edhe humbje të mëdha financiare”, tha ai.