Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës ndaj ministres së Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.
Ajo ka vlerësuar së për skandalin me rezerva shtetërore ka qenë i përfshirë edhe kryeministri Albin Kurti.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka bërë me dije as Hajdari dhe as ministrat nuk kanë bërë asnjë hap pa aprovimin e Kurtit.
“Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K. Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës. Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij”, ka shkruar ajo.










