Abdixhiku shpërndan video nga vizita te Gazmend Muhaxheri në Pejë pas fitores

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka qenë në Pejë.

Kjo pasi Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar zgjedhjet kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pejë, urime e faleminderit për gjithë ngrohtësinë! Jam me fat dhe krenar që jemi bashkë”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta Express

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se gjuha e vrazhdë politike që po promovojnë politikanët ka ngritur nivelin e polarizimit të shoqërisë. Ai ka bërë me dije se kjo gjuhë është bërë burim i dhunës që po rritet gjithandej. Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se duhet të ndalet ky fenomen. “Gjuha e vrazhdë politike që po promovojnë politikanët ka ngritur nivelin e polarizimit të shoqërisë dhe është bërë burim i dhunës, e cila po rritet gjithandej. Për ta ndalur këtë fenomen, duhet të kundërshtojmë me forcë gjuhën e ashpër politike që ndan shoqërinë dhe si pasojë, nxit dhunën fizike”, ka shkruar ai.