Peci ia ka punësuar vajzën prokurorit që sot lëshoi urdhëresë në Mitrovicë për vazhdim të numërimit të votave

Adil Behramaj, ish-Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçit, ka nxjerrë letrat e pranimit në punë të Aida Tmava Shabani, vajza e prokurorit, Sahit Tmavës, i cili urdhëroi vazhdimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas ngritjes së dyshimeve për manipulim zgjedhor. Behramaj i akuzoi për “rrjet kriminal”.

“Qy tash, Faton Peci ia paska punësuar vajzën edhe këtij prokurorit të ri, Sahit Tmavës, që sot lëshoi urdhëresë në Mitrovicë. Aida Tmava Shabani qenka vajza e tij.

Do të thotë edhe ky prokuror është vegël e tyre. Koha me ecë prej aty edhe prokurori Sahit Tmava, konflikt interesi! :))”, shkroi Behramaj.