Janë publikuar pamje rrëqethëse që tregojnë trupat ruse duke tentuar ta shfrytëzojnë mjegullën që të ‘avancojnë’ në një konvoj makinash të shkatërruara, shumë prej të cilave u mungojnë dyer dhe dritare, në skena të ngjashme me filmin post-apokaliptik “Mad Max”.
Videoja, e ndarë nga Kyiv Post, tregon ushtarë të kapur pas automjeteve dhe motoçikletave të dëmtuara ndërsa lëvizin në një rrugë të mbushur me mbeturina. Një dron i thyer qëndron pranë rrugës ndërsa kolona zhduket në mjegull, transmeton Telegrafi.
Pamjet u shfaqën ndërsa forcat e Moskës pretenduan përparime të reja pranë qytetit ukrainas të Kupiansk, ku trupat ruse thonë se kanë pushtuar një sërë stacionesh hekurudhore dhe një depo nafte në skajin lindor të qytetit. Disa ishin ulur mbi çatitë e makinave të dëmtuara, ndërsa një dron u pa pranë rrugës.
Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, tha në një intervistë me Neë York Post se Rusia po përqendronte rreth 150,000 trupa në një përpjekje për të pushtuar Pokrovskun, me grupe të mekanizuara dhe brigada detare pjesë të sulmit.
Syrskyi shtoi se forcat ukrainase po përdornin zona urbane të ndërtuara për të kufizuar përparimin e trupave ruse dhe po përballeshin me njësi sabotimi ruse.
Kjo vjen pasi Ukraina po përpiqej të rikthente dritat dhe ngrohjen të dielën, pasi sulmet ruse shënjestruan infrastrukturën energjetike, me furnizuesin e energjisë së shtetit që tha se kapaciteti i tij gjenerues ishte reduktuar në ‘zero’.
Ndërkohë, sulmet ukrainase ndaj infrastrukturës së vetë Rusisë lanë më shumë se 20,000 njerëz pa energji elektrike në rajonet që kufizohen me Ukrainën, thanë autoritetet lokale.










