Kryeziu: KQZ duhet të flasë si autoritet kushtetues, s’mund të garantojë zgjedhjet një biznes privat

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar lidhur me komunikatën që ka lëshuar sot kompania sllovene që ka printuar fletëvotimet, e të cilën e ka shpërndarë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kryeziu ka thënë se KQZ duhet të flasë si autoritet kushtetues, me transparencë dhe përgjegjësi publike dhe jo përmes komunikatave që synojnë të arsyetojnë vetveten dhe të transferojnë përgjegjësinë tek një kompani private.

Ai tutje ka thënë se është e papranueshme të pretendohet se një biznes privat mund të garantojë besimin e procesit zgjedhor.

“KQZ-ja duhet të flasë si autoritet kushtetues, me transparencë dhe përgjegjësi publike, e jo përmes komunikatave dhe njoftimeve që synojnë ta arsyetojnë vetveten dhe të transferojnë përgjegjësinë institucionale dhe besimin qytetar te një kompani private.

Është i papranueshëm pretendimi se një biznes privat mund të garantojë besimin në procesin zgjedhor.

Kjo përbën një gabim të rëndë institucional, rritë mosbesimin në proces dhe tregon mungesë serioze profesionalizmi”, ka shkruar Kryeziu