Hill: S’e dinim kush fliste në emër të UÇK-së, shkuam në zona lufte për ta shqyrtuar autonominë

I dërguari special i SHBA-së për Kosovën gjatë luftës, Christopher Hill tha se kërkonin njerëz me autoritet që mund të flisnin në emër të UÇK-së dhe se këtë e bënë duke shkuar edhe fizikisht nëpër zona të luftës.

Diplomati amerikan tha gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në rastin e Hashim Thaçit dhe krerëve tjerë të UÇK-së se po bënin “përpjekje për të kontaktuar njerëzit e UÇK-së”.

“Ne nuk e dinim kush fliste në emër të UÇK-së”, tha ai, duke shtuar se për ta, kjo iushte “frustruese”.

Hill tha se ta shqyrtonin me këtë krah të luftës çështjen e rikthimit të autonomisë për Kosovën.

“Shkonim në zona lufta me synime për të gjetur persona, për të shqyrtuar një letër që kishte autonominë”, tha ai.

Ai tha se Richard Holbrooke, atëherë i dërguar amerikan për Ballkanin, s’kishte marrë parasysh rrezikun që përfshinte ndalja në disa vende, ku automjeti në një rast u sulmua.