Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar me dyshimet për parregullsi në procesin zgjedhor në Mitrovicë, duke thënë se atje, ‘’keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar’’.
Behrami ka deklaruar se s’bëhet fjalë për një grusht fletëvotimesh, porse, ka shumë fletë pa vulë e me numra të çrregullt serikë.
‘’Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit’’, ka thënë ai.
Postimi:
Keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar.
Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit.
Aq shumë fletë pa vulë, me numra të çrregullt serikë, saqë këtu nuk bëhet fjalë për një grusht fletëvotimesh.
Këtu bëhet fjalë për dengje fletëvotimesh që kanë qenë në duart e njerëzve të VV-së përpara se të fillonte procesi zgjedhor








