Skip to content
FOKUSI
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SPORT
  • OPINIONE
  • DIASPORA
  • SHKE & TEK
  • LIFESTYLE
  • SHOWBIZ
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SPORT
  • OPINIONE
  • DIASPORA
  • SHKE & TEK
  • LIFESTYLE
  • SHOWBIZ

“Në festival fitojnë emrat e jurive që i mbledhin nëpër pube nate ku bëjnë muzikë”, Xuxi me kritika ndaj organzimit të Festivalit të Këngës

  • Fokusi
  • November 11, 2025
  • 11:29 am

Këngëtari i njohur, Xuxi, nuk i kurseu kritikat pas përfundimit të Festivalit të Këngës në RTK, ku konkurroi me këngën “Identitet”.

Ai reagoi ashpër përmes rrjeteve sociale, duke akuzuar jurinë dhe duke cilësuar një segment të prezantimit të moderatorëve si “denigrues dhe të pavend”.

Duke ironizuar procesin e votimit, Xuxi shkroi: “Nuk më ka lënduar votimi i jurisë mbrëmë, sepse të gjithë e dimë se tek ne në festivale ‘fitojnë’ emrat e kompozitorëve, të favoriteve të tyre e anëtarëve të jurisë që i mbledhin nëpër pube natën ku bëjnë muzikë”.

 Festivali në RTK/YouTube

Megjithatë, pika më e ndjeshme për të ishte skenari i prezantuesve: “Por ajo që më dhemb është skenari i ndërtuar rreth ‘lahutistit’, kinse për të kujtuar Mixhen Ramë, sepse kjo ishte denigruese dhe e pavend”.

Xuxi theksoi se elementet e performancës së tij nuk ishin thjesht “kostum skene”, por bartnin një domethënie të thellë kombëtare: “Ato tirqi dhe ajo Lahutë nuk janë ‘kostum skene’, janë IDENTITET. Janë rrënjët tona, historia jonë, gjaku ynë”.

Ai gjithashtu vuri në dukje karrierën e tij mbi 40-vjeçare në skenën e të kënduarit live dhe theksoi se vlerësimin më të madh e mori nga publiku: “Publiku foli qartë mbrëmë, dhe për mua, ai është çmimi më i madh”.

Në përfundim, Xuxi shprehu zhgënjimin e tij për mungesën e ndryshimit në festival: “Sapo u rrit shpresa se ky festival do të ecë përpara pa mashtrime e vendime inatçore, u zhgënjeva prapë.

Mund ta urreni Xuxin, ama këngën kurrë. Ajo këngë meritonte të jetë në piedestal”.


Pas dedikimit publik, Bes Kallaku publikon për herë të parë foto me partneren e re

February 19, 2026

Fillon Ramazani: Çfarë duhet të dini për muajin e agjërimit

February 19, 2026

Gjendet pa shenja jete një person në lagjen “Kolovica” të Prishtinës

February 19, 2026

Policia raporton raste të shumta të dhunës familjare, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje

February 19, 2026

Kapiten i Benfica për 15 sezone, Luisão: Më quajtën majmun dhe tradhtar sepse mbrojta Vinicius

February 19, 2026

Lajme të mira për Spalletti pas dështimit në Turqi, dy titullarë gati për sfidën Champions ndaj Como

February 19, 2026

Rendi i ditës për 11 komisionet parlamentare: Buxheti, konstituimi, fushëveprimi

February 19, 2026

Vazhdon seanca gjyqësore kundër të akuzuarve për sulmin në Banjskë

February 19, 2026
FOKUSI

Lajme, Sport, Aktualitet

All rights reserved