‘Vaji në tepsi’ bëhet edhe kryeprokuror, kërkon që të vazhdojë “menjëherë” numërimi në Mitrovicë

U.D ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka marrë pak rolin e Kryeprokurorit.

Ai ka kërkuar që numërimi të vazhdojë menjëherë në Mitrovicë.

Postimi:

Prokuroria në Mitrovicë nuk duhet t’i shërbejë propagandës se një subjekti politik që i ka humbur zgjedhjet. Meqë tashmë bëhet fjalë vetëm për gabime teknike të numrave serik në fletëvotime të vërtetuara nga KQZ, e të cilat kanë zero ndikim në integritetin e zgjedhjeve në komunën përkatëse, atëherë, Prokuroria e Mitrovicës duhet menjëherë ta lejojë vazhdimin e numërimit të fletëvotimeve.

Secili veprim tjetër, konsiderohet i anshëm dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi