Totaj: Infrastruktura shtetërore me xhipa ndikoi në rezultatet në Mitrovicë

Vizitat e shpeshta të kryeministrit Albin Kurti në Istog, në mbështetje të kandidatit të VV-së Faton Peci, kanë hapur debat nëse ndërhyrja e nivelit qendror ka ndikuar në rezultatin zgjedhor të Arian Tahirit nga PDK.

Kryetari i Prizrenit i cili kandidoi edhe për një mandat tjetër Shaqir Totaj, në një lidhje direkte për emisionin Kosova Live, tha se veprime të tilla të qeverisë e kanë karakterizuar edhe garën në Mitrovicë, duke theksuar se:

“Komplet infrastruktura shtetërore me xhipa, me shku me ju bo presion qytetarëve në Mitrovicë gjithsesi ka ndiku në rezultat”- shtoi Totaj.

Totaj tutje tha se mbështetja e hapur e pushtetit qendror për kandidatët e Vetëvendosjes po rrezikon barazinë në garat lokale dhe po shndërron zgjedhjet komunale në një garë të kontrolluar nga ekzekutivi.

VideoKËTU: