Tahiri kërkon reformë zgjedhore: Balotazhi nuk i shërbeu askujt, ndryshim mes të parit dhe të dytit pati veç në Obiliq

Besnik Tahiri ka thënë se një mësim që duhet nxjerrë nga zgjedhjet e fundit është që balotazhi nuk i shërben askujt.

“E para: Balotazhi nuk i shërben askujt, nga 18 komuna në garë, vetëm në një komunë, Obiliq, ka pasur ndryshim mes të parit dhe të dytit ndërmjet dy raundeve.”

Sipas tij dalja në zgjedhje nuk është aspak reale.

“E dyta: Dalja në zgjedhje nuk është aspak reale, nëse e krahasojmë me të dhënat e regjistrimit të popullsisë, del se pjesëmarrja “reale” është mbi 90%. Kjo, përveç efektit në vlerësimin e legjitimitetit, po pengon edhe funksionimin e mekanizmave të demokracisë së drejtpërdrejtë.”

Ai thotë se ka sisteme që e shamngin balotazhin dhe e pasqyrojnë më mirë vullnetin e qytetarëve.

“E treta: Nuk mund të shmanget parimi bazë i demokracisë, shumica prej 50% + 1 votë, por ekzistojnë sisteme si ai preferencial, që e shmangin balotazhin dhe pasqyrojnë më mirë vullnetin e qytetarëve.”

Ai nuk pajtohet as me kufizimin “një person një votë” për asamblistët.

“E katërta: Lista e kandidatëve për kuvendet komunale, nga bartësi e deri te kufizimi “një person, një votë”, nuk i përgjigjet më sistemit aktual. Bartësi, si rezultat që po shkakton probleme, po duplifikohet nga kandidati për kryetar, ndërsa modeli me një listë po çon në ndryshime radikale, por jo domosdoshmërisht në rritje të cilësisë.”

Tahiri ka thënë se edukimi i votuesve mbetet problem.

“E fundit: Edukimi i votuesve mbetet problematik, numri i votave të pavlefshme në mesatare komunale është rreth 9% e listës së votuesve, që në realitet përfaqëson mbi 20% të trupës reale elektorale, një shifër shqetësuese. Kjo e fundit domosdoshmërisht reflekton edhe në nevojën për debat serioz mbi çdo propozim për sistem të ri, si ai preferencial apo çdo formë tjetër reformimi zgjedhor.”