Zgjedhjet ndër vite: Hartat e zgjedhjeve lokale 2007-2025 sipas partive

 

Me mbylljen e balotazhit të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, Kosova mbylli procesin e gjashtë të zgjedhjeve lokale që nga viti 2007. Më poshtë gjeni hartat përkatëse për secilin vit.

Në vitin 2007, fituese e zgjedhjeve doli Partia Demokratike e Kosovës, e cila fitoi garën në 13 komuna. Pas saj u radhit Lidhja Demokratike e Kosovës, që mori 7 komuna, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që mori 5 komuna dhe SLS-ja serbe që mori 4 sosh.

Në vitin 2009, PDK shpërtheu edhe më tej, duke fituar garën në 17 komuna. Pas saj, u radhitën LDK dhe AAK me nga 7 komuna, me SLS-në që fitoi në dy, Kosova Demokratik Turk Partisi në një dhe një Iniciative Qytetare që fitoi në një tjetër.

Në vitin 2013, PDK doli prapë e para me dhjetë komuna, ndërsa u pasua nga LDK që mori 9, koalicioni AAK-LDD që mori dy, Iniciativën Qytetare për Malishevën që mori një komunë dhe sensacioni i atij viti, Lëvizjen Vetëvendosje, që me Shpend Ahmetin fitoi në Prishtinë, raporton Vox Kosova.

Në vitin 2017, fituese doli Lidhja Demokratike e Kosovës, që mori 8 komuna. Vendin e dytë e zuri Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6 komuna, ndërkaq pas tyre u radhiten: PDK-ja me 5 komuna, Vetëvendosje me tri komuna, Nisma dhe AKR me nga një, e Bekim Jashari dhe Refki Suma me kandidatura të pavarura në Skënderaj dhe Han të Elezit.

Në vitin 2021, PDK dhe LDK ndanë vendin e parë me nga 8 komuna. Pas tyre doli AAK me 5 komuna dhe Vetëvendosje me 4 komuna.

Ndërkaq këtë vit, rezultatet preliminare e nxjerrin një garë të barabartë mes LDK-së dhe VV-së që morën nga 7 komuna. Dy të parat pasohen nga PDK me 6 komuna e AAK me 5 komuna me subjekte tjera që kanë arritur të marrin nga një komunë.